Kicaj: Nuk shkoj ashtu qysh e planifikova ICF Ferizaj
January 2, 2018
0 comments
Share

Kicaj: Nuk shkoj ashtu qysh e planifikova ICF Ferizaj

Më 29.12.2017 në Ferizaj u zhvillua spektakli humanitaro sportiv – ICF Ferizaj, ku në ring u ngjiten mbi 50 sportist nga shumë shtete evropiane  ndër ta edhe ushtarët e Bondstilit ku u ndeshën në sporte si boksi, kikboksi e MMA. Ndërkohe që u zhvilluan edhe dy ndeshje titujsh ajo evropiane dhe botërore. Qëllimi i këtij manifestimi ishte i madh, pasi duheshe që të mblidhen sa më shumë mjete nga shitja e tiketave dhe afaristët, por fatkeqësisht nuk u mbështet e njëjta, kurse arsyet mbeten të panjohura.

“Ideja ishte nga promotori i ndeshjes Avdyl Salihu që këtë aktivitet ta zhvillojmë në Ferizaj, ku edhe e formuluam konceptin më të mirë të mundshëm dhe e njëjta u mbështet edhe nga Komuna e Ferizajt që na liroj palestrën pa asnjë pagesë si dhe baza e Bondstilit që i lëshoi të punësuarit të vet që të ndeshen, por gjithnjë në sparing, jo luftë reale, pra show fantastik. Këto dy institucione ishin të vetmit që patëm mbështetje, por jofinanciare. Dua të ceki se palestrën e kemi siguruar 3 ditë para eventit dhe kjo më ka jep një stres plus, sepse për të njëjtën kemi apliku 2 muaj para, por për shkak zgjedhjeve nuk kishte kush të na përgjigjet dhe mendoj se politika nuk duhet shumë të bëj me sportin. Gjithkund ku kërkonim sponzorizime, asnjëherë nuk kemi kërkuar mjete financiare dhe kompanive ju thonim gjithnjë nëse na mbështetni të njëjtat ti dononin ata vet në ndonjë shoqatë ku kanë nevojë, por edhe kjo ishte e papranueshme dhe gjithnjë kërkonin të holla për shërbimet e tyre e që ne e kishim të detyrueshëm që ti angazhonim më pas, sepse pa ato pika nuk mund të zhvillonim ndeshjen. Ajo më tragjikja ka qen kur kemi biseduar me sportistët për të kontribuar me pjesëmarrjen e tyre dhe fatkeqësisht edhe nga ata kemi qen të dëshpëruar sepse shumica as që donin të dëgjonin që të kontribuojnë, përveç atyre që jetonin në diasporë që kanë ardhur me mjetet e tyre, kurse të tjerët të gjithë janë paguar me minimum 50 euro, 100 euro, 200 euro, 250 euro, por madje edhe me 300 euro. Një fakt i hidhur por i vërtet. Cekim se ne edhe në program e kishim të paraparë që sportistave ti ndihmojmë sepse edhe ajo është pjesë e kësaj që kemi punuar për të zhvilluar edhe sportin”, thotë organizatori i eventit, Mustaf Kicaj, duke shtuar, se tani pas këtij manifestimi ai jo vetëm që s’ka arritur të kontribuoj ashtu qysh ka dashur, por edhe është në minus.

“Në koncept shkruan se një pjesë e madhe nga shitja e tiketave është parapa për kontribut ndaj fëmijëve me nevojë, por a thua si ta bëj këtë kur shumica e tiketave në tribunë por edhe në VIP ishin nga ato gratis që kemi shpërnda , por edhe nga persona të papërgjegjshëm që nuk i ndalte as topi për tu fut në palestër. Ajo që u mbledh në atë mbrëmje ishte tragjike dhe nuk u mbulua as investimi im që pata, por prap se prap unë kam pasur disa donacione private që për ato kam dëshmi, por nuk dua ti tregoj publikisht se sigurisht ata persona mund të ndihen keq e që sipas mendimit tim nuk është e mjaftueshme sepse kam pritur shumë më shumë nga publiku dhe afaristët”, shprehet i dëshpëruar Musti. Ai më pas e pyet vetën se a ja vlen që ky event humanitar të vazhdohet në Kosovë apo të njëjtat ti organizoj në Zvicër, ku gjithnjë ka pasur suksese. “Në Zvicër kur i kam zhvilluar këto evente gjithmonë kam pasur suksese dhe janë mbledh shuma të konsiderueshme dhe janë dediku luftës kundër kancerit, por të organizohet diçka e tillë në Kosovë është shumë e rrezikshme. Por prap se prap unë nuk do të dorëzohem aq lehtë, sepse në Kosovë sa kam qenë ka pasur edhe gjera pozitive. Pjesa sportive ka qen shumë e begatshme dhe me interes të veçantë, kam njohur shumë njerëz të mirë që më kanë përkrahur moralisht, kam njoftuar shumë amerikan, kam fituar miq sportiv nga klubet ferizajas si KK Kastioti, KKB Kastrioti e KB Kastrioti  e tjerë. Por jam i gëzuar që edhe ju kam ndihmuar shumë punëtorëve që u angazhuan në këtë aktivitet. Unë tre javë para ngjarjes udhëtova në Kosovë dhe gjatë gjithë ditës kam punuar që të shkoj ashtu qysh kam dashur unë, por ja se asnjëherë nuk të del plani ashtu qysh do vetë. Poashtu dua të njoftoj se do të kontribuoj edhe me qëllime sportive sepse dua që dy sportistët më të mirë kosovar, Ari Shala dhe Fidan Idrizi, ti inkuadroj në klubin tim Musti Gym në Zvicër me financim timin dhe ata dal ngadalë të integrohen në  jetën zvicerane. Këtë projekt e kamë filluar sepse kampionia e shumëfishtë e Kosovës në Karate, Ari, tani më është në Winterthur, kurse shumë shpejt me ndihmën e klubit të tij në Ferizaj e pres edhe Idrizin. Ceki se ministria e sportit të Zvicrës do të më mbështet në këtë projektin për sjelljen e sportisteve të talentuar nga Kosova dhe unë do vazhdoj edhe me eventet tjera që ti mbledh më të mirët. Në fund edhe pse jam në minus financiar, unë prap kam një shpirt luftarak dhe shumë human andaj prapë po them nuk dorëzohem, sepse jeta më ka sjell shumë herë në vështirësi dhe dua të ndihmoj, andaj nga tani paralajmëroj evenetet e mija të ardhshme në qershor në Winterthur dhe në korrik në Prizren dhe ftoj nga tash të gjithë sportistët që dëshirojnë që të marrin pjesë të më kontaktojnë”, deklaroi Mustaf Kicaj, katër herë kampion i botës si dhe pronari i ICF dhe SPF Federatës.

Falënderim deri te kryetari i komunës se Ferizajt, Agim Aliu, krejt trajnerëve, ushtareve, familjareve, fansave dhe gjithë ata qe na mbështeten  duke ju uruar edhe vitin e ri.

Dhe ne fund ju lutem fansa me tregoni se a të vazhdoj me këtë projekt apo të ndaloj të organizoj në Kosovë.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *