Khan vs Vargas/ Ndeshja “jetë a vdekje” për garën për titull
September 4, 2018
0 comments
Share

Khan vs Vargas/ Ndeshja “jetë a vdekje” për garën për titull

Amir Khan do të rikthehet në ring të shtunën, duke kërkuar të vendosë sërish emrin e tij në renditjen për titull botëror në peshë të lehtë.

Ylli britanik ka ftuar Samuel Vargas në Arena Birmingham, duke nisur bujshëm vjeshtën me ish kampionin e botës në duel.

Samuel Vargas ka bërë deklaratën e tij publike duke thënë: “Mjafton një grusht në mjekrën e tij me të majtën apo të djathtën time. Dhe s’do dijë ku të çojë këmbët, e nëse do të vazhdojë të qëndrojë në këmbë, do ta godas përsëri dhe përsëri.”

Kjo do të jetë përballja e parë e Khan në peshën e tij të preferuar në tre vite prandaj ai dëshiron dhe duhet të fitojë që të rikthejë emrin në renditjen e titullit botëror.

“Unë do të renditem në vendin e 147 dhe dua të shoh ku do më vendosin. Dua të ri-fitoj një titull botëror”- ka thënë Khan.

Ish kampioni i botës 31 vjeçar ka 2 ndeshje më tepër sesa Vargas dhe 3 fitore më tepër. Në k.o ka një avantazh të dukshëm Khan me 20 ndeshje të fituara në krahasim me 14 të kundërshtarit. Shifrat dhe motivimi flasin në avantazh të Khan, por ringu mbrëmjen e së shtunës do të tregojë se kush do vazhdojë më tej…

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *