Khan sërish në ring, shënjestron kolumbianin Samuel Vargas
June 27, 2018
0 comments
Share

Khan sërish në ring, shënjestron kolumbianin Samuel Vargas

Ish-kampioni i botës në peshën “welter” Amir Khan pritet që të duelojë ndaj Samuel Vargas në gusht të këtij viti. Boksieri britanik pritet që ta bëjë publike datën, vendin dhe emrin e rivalit pas 24 orësh, por mediat bëjnë me dije se marrëveshja mes palëve është arritur. Khan u rikthye në ring në prill pas dy vitesh mungesë dhe fitoi me “KO teknik” ndaj Phil Lo Greco në raundin e parë. Por edhe rivali i radhës nuk duket një “kockë e fortë” për Khan, që kërkon të rikthehet kampion bote.

Khan,  32 fitore e 4 humbje si profesionist, pritet që të duelojë nën “O2 Arena” të Londrës dhe aktualisht është numri7  në renditjen botërore të kategorisë WBA dhe numri 9 në kategorinë WBC, ndërsa boksieri kalombiani-kanadez renditet në vendin e dhjetë të kategorisë WBA. Pas këtij dueli pritet që Khan të duelojë për titullin kampion bote, mundësisht në muajt e fundit të këtij viti dhe për të realizuar këtë gjë po punon promotori dhe menaxheri i tij Eddie Hearn.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *