Khan fton Mayweather në ring për duelin e rikthimit si protagonist
Boksieri britanik Amir Khan, që prej më shumë se një viti nuk ngjitet në ring, ka deklaruar sot se synon të zhvillojë një duel me kampionin amerikan Floyd Mayweather. Khan, ish-kampion botes në peshën e lehtë, shpreson ta rikthejë sërish në ring kampionin e pamposhtur të peshës “welter”. Kjo ide e britanikut ka ardhur pas videos së fundit të publikuar nga Mayweather, që dy muaj pas sfidës me McGregor ishte rikthyer për t’u stërvitur në palestër.
Mayweather serish ne stervitje, mos po rikthehet ne ring?
“Nuk i dihet asnjëherë të ardhmes. Floyd është një boksier i madh, por ai nuk është përballur asnjëherë me boksierë të shpejtë si puna ime. Floyd e di që unë jam një kampion”, u shpreh Amir Khan për mediat, që nuk duelon që prej majit të 2016-ës, kur u mund nga Saul “Canelo” Alvarez me KO.
“E di që kam më shumë se një vit që nuk dueloj për shkak të operacionit në dorë, por tani jam gati për t’u riktheyr si protagonist në ring edhe pse 30 vjeç. Unë e pres Floyd në ring, në një duel që do të jetë i bukur, por shpejtësia dhe saktësia ime do t’i shkaktojë atij shumë probleme”, u shpreh më tej boksieri britanik.