Khan dëshiron titullin kampion ndaj Broner ose Vargas
May 9, 2018
0 comments
Share

Khan dëshiron titullin kampion ndaj Broner ose Vargas

Pasi mundi dy javë më parë kanadezin Phil Lo Greco në rikthimin e tij në ring pas gati dy vitesh pushim, boksieri britanik Amir Khan ka deklaruar sot se sfidën e radhës synon ta zhvillojë për titullin kampion bote në peshën “ëelter”. Jo vetëm kaq, por Khan ka shënjestruar edhe dy kandidatët e mundshëm, Adrien Broner ose Jessie Vargas. Me njërin prej tyre, britaniku synon të duelojë në verën e këtij viti, por promotori i tij Eddie Hearn ka deklaruar se më e mundshme është sfida me një tjetër boksier britanik, Kell Brook.

Unë jam rikthyer në ring, jam një emër me peshë në këtë sport dhe jam një boksier që arrij të sjellë fitime të mëdha për të gjithë. Pavarësisht se nuk kam dueluar për një kohë të gjatë, jam ende “numri 1” në peshën time. Tashmë dua të bëj një hap të madh përpara dhe nëse do të kisha mundësi do të zgjidhje Broner si rivalin e radhës, por edhe Vargas nuk është një mundësi e keqe. Të dyva do t’ua tregoja vendin, pasi nuk janë në nivelin tim. Do të ishte fantastike nëse Broner do të pranonte të duelonte në Britaninë e Madhe”, tha Khan.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *