Khabibi nuk tërhiqet, përballet me Gaethjen këtë vit
July 23, 2020
0 comments
Share

Khabibi nuk tërhiqet, përballet me Gaethjen këtë vit

Ylli i UFC-së, Kbabib Nurmagomedov nuk do të tërhiqet nga Artet Marciale të Përziera (MMA), ndonëse ka pasur raportime se do të bëjë këtë. Nurmagomedov do të luftojë ndaj Justin Gaethje para fundit të këtij viti.

Menaxheri i Khabibit të famshëm, Ali Abdelaziz, që po ashtu menaxhon Gaethjen, ka paralajmëruar një përballje mes tyre. UFC-ja është seria kryesore e Arteve Marciale të Përziera (MMA).

“Do të kemi një top-përballje së shpejti, Khabibi kundër Justin Gaethje. Dy prej luftëtarëve më të mirë në kategorinë e lehtë në epokën e fundit”, ka thënë Abdelaziz për “tmz.com”.

Ka pasur dilema nëse Khabibi do të vazhdojë karrierën në UFC, pasi babai i tij vdiq nga koronavirusi më herët këtë muaj.

Abdulmanap Nurmagomedov nuk ishte vetën babai i Khabibit, por edhe trajneri i tij, mentori dhe shoku më i mirë.

“Të gjithë e kuptojnë se sa të afërt ishin Khabibi dhe babai i tij. Ne kemi humbur diçka shumë të rëndësishme, ndërsa UFC-ja ishte shumë e kujdesshme. Dana White ka folur vazhdimisht me Khabibin, i tërë ekipi ishte i shkëlqyeshëm”, ka theksuar Abdelaziz.

Ai mendon se Gaethje është kundërshtar i duhur për Khabibin.

“E kemi parë se çka ka bërë Justin Gaethje me kundërshtarin e fundit. Ka bërë që Tony Ferguson të duket një amator i vërtetë”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *