Khabibi nuk do të përballet me McGregor
January 21, 2020
0 comments
Share

Khabibi nuk do të përballet me McGregor

Conor McGregor meçin e radhës në UFC do ta zhvillojë ndaj Nate Diaz. McGregor fundjavën e kaluar bëri rikthimin e tij në oktagon duke e mposhtur për 40 sekonda amerikanin, Donald Cerrone, shkruan Insporti.com.

Legjenda e UFC-së, Michael Bisping deklaroi për ‘ESPN’: “Mund të garantoj se McGregor do të përballet me Diaz në duelin e radhës. Khabib nuk do të përballet me të, pas sfidës me Tony Ferguson më 18 prill dhe më pas është muaji i Ramazanit. Kështu që edhe nëse ai e mposhtë Tonyn, Khabib nuk do të përballet me askënd së shpejti”.

Pas fitores ndaj kaubojit amerikan, të gjithë duan një rimeç në mes të irlandezit dhe Khabib Nurmagomedov.

Por, kjo nuk do të jetë e mundur pasi Khabib më 18 prill do të përballet me Tony Ferguson dhe më pas është muaji i shenjtë i Ramazanit.

Khabib është mysliman pasi është nga Dagestani i Rusisë dhe është myslimani i parë që ka fituar një titull të UFC-së.

Meçin e parë e kishte fituar Khabib. Ndërsa dje për medie është deklaruar edhe babai i tij, duke thënë se rimeçi mund të ndodhë vetëm nëse i ofrohen 90 milionë dollarë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *