Khabib zbulon pse sulmoi shokun e McGregor
January 25, 2019
0 comments
Share

Khabib zbulon pse sulmoi shokun e McGregor

Nëse një revansh mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor nuk do të ndodhte, “Shqiponja” nuk do ta kishte shumë problem, duke parë se sa bindshëm fitoi ai.

Në ndeshjen më të madhe të historisë së UFC, Nurmagomedov ka mposhtur McGregor me “submission” në raundin e katër gjatë evenimentit kryesor të UFC 229 tetorin e kaluar.

Së fundmi Nurmagomedov ka folur nëse ishte i kënaqur me ndeshjen ndaj McGregor në Submission Radio.

“Në radhë të parë, jam duke pritur dënimin,” shprehet Nurmagomedov. “Doja ta lodhja. Ishte një ndjesi e bukur kur ai u dorëzua.

“Më tha ‘të lutem, mbylle, kjo është më mirë se nokauti’. Nuk mendoj se ai do të ndeshet prapë me mua. Pasi ai i ndjeu të gjitha. Ai ndjeu forcën time mendore, kontrollin, grushtet e mia dhe gjithë të tjerat.”

Më pas Khabib flet për incidentin që ndodhi në përfundim të ndeshjes. “Iu vërsula atij sepse ishte më i riu nga i gjithë stafi i McGregor.

“Nuk më pëlqen i gjithë ekipi i tij. Prandaj iu sula Dillon Denis.”

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *