Khabib vs. McGregor, konferenca për shtyp më në fund ka një datë
UFC 229 është vetëm një muaj larg dhe do të zhvillohet në T-Mobile Arena të Las Vegasit. Dhe konferenca e parë për shtyp, dhe me shumë mundësi e vetmja do të zhvillohet më 20 shtator në Radio City Music Hall të New York City-t.
Kampioni i peshës së lehtë Khabib Nurmagomedov, ish-kampioni i dy peshave të ndryshme në të njëjtën kohë Conor McGregor dhe presidenti i UFC Dana White do të jenë pjesë e evenimentit, që pritet të fillojë në orën 11 të mbrëmjes me orën tonë.
Megjithëse evenimenti do të transmetohet online nga faqja zyrtare e UFC, vetë konferenca për shtyp do të jetë e mbyllur për publikun dhe do të lejohen vetëm disa gazetarë të besuar.
Kjo do të jetë hera e parë që dy rivalët e mëdhenj do të flasin për ndeshjen dhe pritet të jetë një spektakël i madh që nuk duhet humbur.