Khabib thumbon McGregor: Titullin s’ke për ta marrë kurrë, do ta pësosh keq në kafaz
September 21, 2018
0 comments
Share

Khabib thumbon McGregor: Titullin s’ke për ta marrë kurrë, do ta pësosh keq në kafaz

Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, do të mbrojë titullin në eventin e UFC-229 që zhvillohet më 6 tetor në Las Vegas karshi kampionit irlandez Conor McGregor. Dy sportistët u përballën për herë të parë mes tyre në Nju Jork në konferencën për shtyp që pat organizuar UFC-ja dhe që drejtohej nga presidenti i saj Dana White.

McGregor e ka kërcënuar disa herë rusin se do ta fitojë këtë duel me KO, por Nurmagomedov ka replikuar. “Nuk pres asgjë të jashtëzakonshme në kafaz nga Conor. Unë mezi pres ta kem përballë në kafaz, të vijë drejt meje. Jam fokusuar te ndeshja dhe vetëm aty, nuk më interesojnë fjalët e Conor, ai flet shumë. Këtë titull nuk ke për ta marrë kurrë”, tha Nurmagomedov, 26 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij.

Më tej, Nurmagomedov tha: “Do të shihni një njeri të çmendur në kafaz më 6 tetor. Do ta lodh aq shumë, do ta bëj të duket keq pas duelit. Ky është plani im. Ai nuk mund të duelojë 25 minuta, sa zgjasin 5 raundet. Ai mendon se mund të më mposhtë me KO, por do ta shohim se si do të jetë fundi i kësaj sfide. Unë kam ardhur këtu për të të mundur, ti nuk di as të kapësh e as të bësh mundje, ndaj je një zero para meje”, u shpreh sportisti rus.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *