Khabib: Sfida e radhës në Las Vegas, pres përgjigje nga McGregor
June 21, 2018
0 comments
Share

Khabib: Sfida e radhës në Las Vegas, pres përgjigje nga McGregor

Kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse Khabib Nurmagomedov, ka dhënë sot një detaj të rëndësishëm për sa i përket rikthimit të tij në kafaz. Në një deklaratë për mediat, kampioni rus i UFC-së ka bërë me dije se sfida e radhës do të jetë në Las Vegas, çka do të thotë se me 100% do të duelojë në eventin e UFC-229, më 6 tetor.

Është vendosur që pjesëmarrja ime e radhës të jetë në Las Vegas. E vetmja gjë që nuk di është emri i rivalit ndaj të cilit do të mbroj titullin kampion”, tha Khabib Nurmagomedov. Rusi ka konfirmuar dëshirën e tij që titullin ta mbrojë ndaj irlandezit Conor McGregor, që nuk duelon në kafaz prej nëntorit 2016. “Unë dua të përballem me Conor, kjo është një sfidë që e dëshirojnë edhe fansat”, tha Khabib.

Më tej, duke folur për irlandezin, kampioni rus shtoi: “Shpresoj që edhe Conor ta dëshirojë këtë sfidë, pasi në të shkuarën ka folur shumë, por kur bisedimet për duelin bëhen serioze, ai hesht gjithnjë. Jam i sigurt se do ta mund para limitit të kohës. Nuk e di se në cilin raund do ta hedh “KO”, këtë nuk e parashikoj dot, por di që do ta shkatërroj në kafaz”, u shpreh Khabib Nurmagomedov.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *