Khabib provokon McGregor pas analizës që irlandezi i bëri sfidës
Conor McGregor i bëri dje një analizë të detajuar duelit ndaj Khabib Nurmagomedov në eventin UFC-229, ku u mund me “submission” në raundin e katërt. Irlandezi pranoi humbjen, duke thënë se rivali rus e meritonte atë, duke thënë në fund se kërkonte revanshin.
Por sot nuk ka munguar replika e kampionit të pamposhtur rus Khabib Nurmagomedov, që ka thënë vetëm 3 fjalë: “Është thjesht biznes”. Këto fjalë mësohet se McGregor ia tha në kafaz Khabib në momentin që po ndesheshin, para se dueli të pëfundonte.