“Khabib Nurmagomedov do ta mundja 10 herë nga 10 ndeshje”
April 20, 2018
0 comments
Share

“Khabib Nurmagomedov do ta mundja 10 herë nga 10 ndeshje”

Ish-kampioni Michael Chandler është duke negociuar një rinovim të mundshëm me Bellator pasi po i afron fundi i kontratës.

Chandler vjen nga fitorja e raundit të parë me “submission” ndaj Brandon Girtz, të cilin ai e ka mundur të premten e kaluar në Bellator 197.

Chandler nuk ka thënë datën saktë se kur i mbaron kontrata me Bellator, duke thënë vetëm se i mbaron shumë shpejtë.

“Pesha e lehtë në botë për momentin është shumë interesante. Nuk ka dyshim se unë jam një nga ata që do të vazhdojë ngjitjen. Në të shkuarën pësova disa humbje që më nxorën nga Top 10. Por tani jam rikthyer me fitoret e dy viteve të fundit.

“Nuk mund të mohohet se jam një nga peshat e lehta më të mira në botë,” shprehet Chandler.

“Si do të shkonte ndeshja nëse unë do të ndeshesha me Khabib? Do të bëja atë që bëri Al Iaquinta, por do të përdorja mundjen time si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.

“Do të neutralizoja kapjet e tij dhe madje do ta hidhja unë në tokë. Mendoj se do ta mundja 10 herë nga 10 ndeshje.”

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *