Khabib me një mesazh emocionues për ekipin që qëndron prapa sukseseve të tij
October 26, 2020
0 comments
Share

Khabib me një mesazh emocionues për ekipin që qëndron prapa sukseseve të tij

Khabib Nurmagomedov ka arritur një tjetër fitore në karrierën e tij në UFC.

Sportisti i arteve të përziera ka mposhtur amerikanin Justin Gaethje për ta rikthyer titullin si kampion bote në UFC. Menjëherë pas meçit të fituar Khabib befasoi gjithë botën me vendimin e tij se më nuk do të futet në tetëkëndësh.

Gjithsesi ai i ka dhënë një premtim nënës së tij dhe duket se do ta mbajë atë duke mos zhvilluar më meçe.Gjithsesi rusi tani ka publikuar një foto së bashku me ekipin që qëndron mbrapa sukseseve të tij.

Ai i ka falënderuar të gjithë për ndihmën që ia kanë bërë, teksa ka shkruar se pa ta nuk do të ishte në këtë vend ku është sot si kampion bote.  “Faleminderit vëllezër për gjithçka, pa ju nuk do të kisha shkuar kaq larg. Energjia dhe mbështetja juaj do të thotë shumë për mua. Ju dua shumë”, ka shkruar Khabib.

32-vjeçari u largua nga MMA si kampion abosulut ku nga 29 meçet e zhvilluara ka marrë po aq fitore.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *