Khabib kërcënon tërheqjen nga UFC!
October 11, 2018
0 comments
Share

Khabib kërcënon tërheqjen nga UFC!

Khabib Nurmagomedov ka kërcënuar tërheqjen nga UFC nëse federata i heq ndeshjen shokut të ekipit Zubaira Tukhugov.

Në një post Instagrami ditën e enjte, Nurmagomedov, i cili mbrojti titullin e peshës së lehtë ndaj McGregor në UFC në 229 orët e para të së dielës, i ka thënë UFC t’i dërgojë kontratën e prishur nëse Tukhugov, i cili ishte përfshirë në sherrin pas ndeshjes, do të përjashtohet.

“Do të doja t’i thosha UFC. Pse nuk shkarkuat njeri kur ekipi i tyre sulmoi autobusin dhe lëndoi disa njerëz? Mund të kishin vrarë njeri aty, pse nuk tha njeri gjë kur më ofenduan vendlindjen, fenë dhe familjen?

“Pse duhet të ndëshkoni ekipin tim, kur të dy ekipet janë ndeshur. Nëse thoni se unë e nisa, atëherë nuk jam dakord, unë mbylla atë që ishte nisur. Në çdo rast, më ndëshkoni mua, Tukhugov nuk kishte gisht.

“Nëse mendoni se do të rri urtë e keni gabim. Keni anuluar ndeshjen e Zubaira dhe doni ta largoni pasi goditi Conor. Por mos harroni se ishte Conor ai që goditi vëllanë tjetër timin i pari, vetëm shihni videon.

“Nëse vendosni ta shkarkoni, duhet ta dini se do të më humbisni edhe mua. Ne jemi vëllezër të bashkuar në Rusi dhe unë do të bëja gjithçka për ta. Nëse vendosni ta largoni, mos harroni të sillni edhe kontratën e prishur për mua.

Nëse jo, do ta prish vetë. Edhe diçka tjetër, mund t’i mbani paratë e mia. Shpresoj të mos ju ngecin në fyt. Ne kemi mbrojtur nderin tonë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.”

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *