Khabib i vendos afat McGregor për duelin, gati alternativa Ferguson
July 4, 2018
0 comments
Share

Khabib i vendos afat McGregor për duelin, gati alternativa Ferguson

Khabib Nurmagomedov nuk ka ndërmend të presë gjatë, ndaj i ka vendosur një afat Conor McGregor për të zgjidhur telashet e tij dhe të vendosë sa më shpejt për t’u përballur ose jo me kampionin rust në kafaz. Lajmin e kanë konfirmuar mediat irlandeze, sipas së cilave dueli i peshës së lehtë mes kampionit aktual dhe ish-kampionit është në dyshim. Gjatë një emisioni televiziv, Khabib Nurmagomedov tha: “Do ta mbroj titullin, shpresoj shumë që kjo gjë të ndodhë këtë vit dhe ndaj Conor McGregor”, u shpreh rusi.

Gjithsesi, Khabib shtoi se nuk ka shumë ide se kush do të jetë rivali: “Të jem i sinqertë, nuk e di. Por di që UFC po punon shumë për të organizuar këtë sfidë mes meje dhe Conor. Kjo marrëveshje që nuk po arrihet ka krijuar një situatë aspak të këndshme për të gjithë. Unë nuk mund të pres pafundësisht. Nëse bisedimet nuk përfundojnë shpejt, atëherë do të shohim për një rival tjetër dhe ai mund të jetë Tony Ferguson”, ka thënë Nurmagomedov.

Duket se McGregor është ende peng i probleme që ka me drejtësinë amerikane, pas incidentit të shkaktuar para eventit UFC-223, kur goditi me sende të forta autobusin ku ishin sportistët pas konferencës për shtyp. “Ne duam ta organizojmë këtë sfidë, por do të shohim se çfarë do të vendosë gjykata për irlandezin”, u shpreh Dana White, presidenti i UFC-së.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *