Khabib: Gati të pajtohem me McGregor, por preferoj të dueloj ndaj atij
November 28, 2018
0 comments
Share

Khabib: Gati të pajtohem me McGregor, por preferoj të dueloj ndaj atij

Kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse Khabib Nurmagomedov ende nuk e ka të qartë fatin e tij, se kur do të rikthehet në kafaz pas incidentit që krijoi pas eventit UFC-229. Komisioni i Sportit në Nevada do të marrë një vendim në lidhje me fatin e tij në muajin dhjetor, por nëse merret vendimi që ai mund të riikthehet në kafaz, kampioni rus ka bërë disa plane.

Nurmagomedov nuk preferon të duelojë ndaj Tony Ferguson, ku do të mbrojë titullin kampion, pasi rusi është më së shumti i interesuar për t’u përballur në një sfidë boksi ndaj Floyd Mayweather. “Duke e parë të ardhmen time në shumë këndvështrime, mendoj se dueli ndaj Mayweather është më interesant. Një sfidë që më jep më shumë parà edhe pse vë në rrezik karrierën time”, tha Khabib Nurmagomedov.

Për të ardhmen time do të vendos më vonë, pasi të marr vesh më parë vendimin e Komisionit”, tha kampioni rus i UFC-së. Sipas presidentit Dana White, revanshi mes Nurmagomedov dhe “armikut” të tij Conor McGregor është i parealizueshëm, të paktën për momentin. Por rusi shprehet se është gati të bëjë paqen me irlandezin.

Gjithçka është e mundur, unë jam gati të pajtohem më të. Ashtu sikurse e nisëm këtë sherr ashtu edhe mund të pajtohemi. A nuk duhet të falim njëri-tjetrin kur edhe i madhi Zot na fal? Përsa i përket revanshit me Conor McGregor, për mua ai duel është i mundur, duke qenë se ka qenë kampion bote në këtë peshë”, tha Khabib Nurmagomedov.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *