Kevin Lee, luftëtari që ka ambiciet të bëhet McGregor i ri i UFC
October 6, 2017
0 comments
Share

Kevin Lee, luftëtari që ka ambiciet të bëhet McGregor i ri i UFC

Pas vitit më të suksesshëm në historinë e sportit, 2017 ka qenë e vakët, hiq këtu eventin e Jon Jones vs Daniel Cormier që pati sukses të madh në blerjet e pay-per-view.

Por Jones e pret një pezullim katërvjeçar për doping, teksa yjet e mëdhenj si Ronda Rousey apo Brock Lesnar me sa duket i kanë thënë lamtumirë oktagonit.

Patjetër që një nga yjet më të mëdhenj të MMA vazhdon të mbetet Conor McGregor i cili pritet të rikthehet në fund të këtij viti pas supersfidës me Floyd Mayweather.

Po edhe ai nuk do të qëndrojë për një kohë të gjatë në UFC, pasi ai vetë e ka thënë se do të vinte, do të bëhej i pasur dhe do të largohej.

Kjo lë një vakum të madh në këtë sport.

Luftëtarë si Cody Garbrandt, Francis Ngannou dhe Justin Garthje janë cilësuar si yjet e radhës së UFC por deri tani askush nuk ka pasur fuqinë për të shkëlqyer dhe për të drejtuar sportin në nivele që nuk janë parë më përpara.

“Motown Phenom” Kevin Lee është në rritje të shpejtë që kur Notorious mbërriti nga Dublini dhe tani është vetëm një ndeshje larg një ndeshjeje potenciale me ikonën globale.

Një fitore në UFC 216 që do të zhvillohet të shtunën do ta bënte një kampion të përkohshëm të peshës së lehtë në botë, që teorikisht do ta vendoste në vendin e kandidatit kryesor për t’u ndeshur me McGregor, nëse ai vendos të mbrojë titullin e tij.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *