Keta: Pas provokimeve, pranova pasi kam ego sportive
November 13, 2018
0 comments
Share

Keta: Pas provokimeve, pranova pasi kam ego sportive

Një ditë pas publikimit të datës dhe vendit të revanshit të kërkuar nga boksieri turk Mehmet Fatih Karakus, boksieri shqiptar Ferit Keta në një intervistë të dhënë ka treguar arsyen e pranimit të kësaj sfide. Për dy javë Ferit Keta ka heshtur ndaj çdo provokimi të boksierit kundërshtar, ndërsa sot ka dashur të “thyejë akullin” duke thënë:

“Sigurisht që nuk mund të rrija pa e pranuar këtë sfidë, pasi sportisti turk Karakus bëri shumë provokime ndaj meje. Unë dua të nderoj egon time sportive dhe të gjithë shqiptarët, data 8 dhjetor do të tregojë gjithçka.”

Ndeshja në kickbox do të zhvillohet me datë 8 dhjetor në Mynih të Gjermanisë, një sfidë që do të rikthejë Ketën në ring në kickbox, por do të sjell në ring edhe dy herë kampionin e botës, i cili këmbënguli me idenë se dëshiron t’i rikthejë nderin Turqisë, madje duke sakrifikuar edhe dy titujt botëror në rast humbjeje ndaj Ferit Ketës.

Paralelisht në atë sfidë do të ndeshet edhe Cheyenne Hanson, boksierja gjermane që tërhoqi vëmendjen e medieve gjermane pas festimit të fitores së saj me shenjën e shqiponjës.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *