Këta janë vëllezërit nga Peja që bota u rri gatitu!
Kosova mburret me sportin e xhudos! Xhudoja tani është sport nacional dhe që solli medaljen e parë të artë olimpike nga Lojërat Olimpike – ‘Rio 2016’. Trimëresha që solli medaljen është Majlinda Kelmendi! Vëllezërit Kuka, Agroni e Dritoni, janë nga qyteti piktoresk Peja dhe që bënë mrekullinë me punën e tyre. Dritoni, trajneri më i mirë shqiptar, me punën e tij të palodhshme, profesionale zbuloi dhe formoi elitën botërore dhe sot mburret i gjithë kombi shqiptarë me ta.
Dritoni është edhe përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, kurse Agroni është kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës, që kudo që shkojnë kanë respektin dhe e tërë bota u rri gatitu! Rasti më konkret ka qenë viti 2016 kur në midis Rusisë garda ruse qëndrojë gatitu para himnit dhe Flamurit të shtetit të Kosovës. Puna e vëllezërve Kuka dhe superfuqia Majlindë, bëjnë që kudo në botë të lartësohen nga shtetet e ndryshme dhe edhe nga ato që nuk e kanë njohur shtetin tonë. Dritoni dhe Agroni sot janë në Varshavë në pritje të Kampionatit Evropian që fillon nesër dhe kërkojnë medalje të radhës për shtetin tonë.