Këta janë emrat e Kosovës që në vitet e 80-ta rrihni klubet nga Serbia dhe ish-Jugosllave
July 24, 2017
0 comments
Share

Këta janë emrat e Kosovës që në vitet e 80-ta rrihni klubet nga Serbia dhe ish-Jugosllave

Sot ka shumë kritika për sportet kolektive të Kosovës, se ka ngecur shumë dhe nuk janë në asnjë element. Fakt është se ka ngecje të madhe, por fakti tjetër është, mos të harrojmë se në vitet e 70-ta e 80-ta, klubi i boksit Prishtina, që drejtohet nga trajneri më i mirë i të gjitha kohërave, i ndjeri Lah Nimani,  kishte ndërtuar një gjeneratë të frikshme të asaj periudhe dhe ende kujtohet e flitet me nostalgji. Gjenerata e artë e Prishtinës apo pesë herë ka qenë kampionë dhe gjashtë herë nënkampionë i Jugosllavisë, shtet që më nuk ekziston. Yjet apo emra e Kosovës boksoni me fanatizëm dhe nokautoni boksierët e klubet të ndryshme ish-jugosllave, ose siç thuhet shpesh trimat që rrihnin klubet e Serbisë dhe të ish-Jugosllavisë, si kroat, malazez, boshnjak etj. Këta janë yjet apo emrat e mirënjohur në fotografinë e cila është e vitit 1980: trajner Lah Nimani, boksierët Xhevdet Peci, Xheko Muhoviç, Beqir Berisha, Nazif Gashi, Bajram Hashani, Mehmet Bogujevci, Shefki Bogujevci, Zoran Dediç dhe Haki Peci.

Mos të harrojmë se pjesë e gjeneratës kanë qenë edhe shumë emra, si Aziz Salihu, Sami Buzolli, Fatmir Makolli, Afrim Majanci, Nysret Rexhepi, Abedin Lika, Skënder Hajdini, Sahit Hajdini, i ndjeri Ali Ndrecaj etj.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *