Këta ishin shqiptarët e fundit në reprezentacionin e ish-Jugosllavisë
Kosova me boks ka qenë prej sporteve më të suksesshme në shtetin që nuk ekziston më, Jugosllavia. Prishtina ka qenë pesë herë kampione dhe gjashtë nënkampione e ish-Jugosllavisë. Prishtinën e kishin halë në sy serbët dhe Serbia, sepse nuk mund ta duronin, për faktin se klubi shqiptarë dominonte dhe fitonte në midis Beogradit e kudo në qytetet e Serbisë.
Shqiptarët e fundit në reprezentacionin e ish-Jugosllavisë, para se ky shtet të shpërbehet ishin: Lah Nimani, trajneri më i mirë i të gjitha kohërave, që edhe sot gjenerata e vjetra flasin me dashuri për të, pastaj boksieri Fatmir Makolli, po ashtu edhe Abedin Lika ka qenë i KBOX Prishtina.