Kërçova me spektakël të madh, Burim Aliu ndeshet për titull bote
April 30, 2018
0 comments
Share

Kërçova me spektakël të madh, Burim Aliu ndeshet për titull bote

Më 28 korrik në Kërçovë do të zhvillohet një spektakël i madh i sporteve luftarake “Super Pro Fight Night – Uskana1”, ku do paraqiten emra të njohur shqiptar si në K1 ashtu edhe në MMA, transmeton agjencia për sporte luftarake “ArenaRing”.

Kryesisht do jenë luftëtar kërçovar që kanë krijuar autoritet por edhe suksese të mëdha në vendet ku jetojnë si Zvicër, Gjermani, Austri e që kanë vendosur që edhe për vendlindjen e tyre të bëjnë diçka. Interesante do jetë se në këtë mbrëmje të madhe kërçovari që jeton dhe vepron në Zvicër, Burim Aliu do të luftoj për titull të botës, kurse mysafir special por edhe që do të ndeshet në këtë mbrëmje do jetë 12 herë kampioni i botës, Shemsi Beqiri, i cili ka dashur që të respektoj publikun shqiptar. Organizator i mbrëmjes është Mustafa Aliu, një djalosh me shumë ambicie dhe i palodhur me punën e suksesshme që po e bën dhe kjo po  vërehet nga kontaktet dhe udhëtimet që po i bën me të vetmin qëllim që gjithçka të shkoj ashtu siç duhet.

Cekim se deri më tani ai së bashku me stafin kanë mbledhur shumë luftëtar të njohur si Besnik Limanin, kampion bote e Evrope, i cili poashtu me karrierën e tij të shndritshme ka bërë që të jetë shumë i respektuar kudo që paraqitet, mandej bokiseri Ali Adili I cili me sukses po garon në ligat zvicerane, vëllezërit Avdylaj që do ndeshen në K1 e që kanë titull evropian, Mersim Zeqiri një djalosh luftarak i cili jeton dhe vepron në Zvicër por me prejardhje nga Kërçova  i cili me padurim po pret të ngjitet në ringun Kërçovar dhe pret fitore. Mandej këtu kemi edhe Eris Bajra, Arbnor Beqirin si dhe luftëtarin e MMA-së, Veli Selimi.

Ky i fundit ka prejardhje nga Kërçova. Ndryshe këtë janë vetëm disa luftëtar që deri tani janë konfirmuar dhe pritet edhe shumë të tjerë që normal do ndeshen me luftëtar nga rajoni por edhe nga bota. Organizatorët na njoftojnë se spektakli do të zhvillohet tek palestra sportive Jançica” duke filluar në ora 19:00, kurse tiketat mund ti rezervojnë nga tani por edhe para filmimit të ndeshjeve ku çmimet do jenë 600 denarë për tribuna kurse 1200 denarë – VIP, afër ringut.

Në fund cekim se ky eveniment i madh kërkon edhe shumë mbështetje financiare, andaj të gjithë ata që dëshirojnë që të kontribuojnë me sponzorizime të kontaktojnë organizatorët pasi firma e tyre do jetë edhe në ndonjë hapësirë të palestrës apo ringut.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *