Kërçova duhet të mburret me spektaklin e parë profesional në MMA
July 22, 2019
0 comments
Share

Kërçova duhet të mburret me spektaklin e parë profesional në MMA

Evenimenti i parë i MMA-së profesionale që u zhvillua në Kërçovë ka kaluar në mënyrën më të mirë dhe mund të themi lirisht se ka kaluar me sukses provën e parë. U zhvilluan 8 duele profesionale dhe  mjaft interesante ku publiku me ambientin që u krijua u nda shumë i kënaqur me atë që luftarët e treguan në kafaz i cili ishte i ndërtuar enkas për këtë spektakël e që i njëjti ishte me standardet ma të larta.

Në kafaz u paraqitën  emra të njohur që vinin nga Evropa, por ndër ata kishte edhe ata debutant apo në fillimin e karrierës siç ishin edhe tre shqiptarët Arbin Selmani i cili triumfoi ndaj serbit, Rajic si dhe Osman Demiri i cili ishte më i suksesshëm se Petar Zukuc nga Serbia. Ardit Asani kësaj radhe u desh të pajtohet me humbje pas një pakujdesje të tij, gjyqtari kryesor Bashkim Berisha ndërpreu ndeshjen.  Cekim se aktivitetin në fjalë e kanë përcjell kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili madje ka premtuar se do ta mbështes fuqishëm këtë galla mbrëmje në të ardhmen, mandej të pranishëm ishin edhe ish kampioni olimpik dhe fitues i shumë medaljeve, Shaban Trstena, mandej Arijan Rizaj president i federatës amatore të MMA-së në Shqipëri si dhe menaxheri i sporteve luftarake ato profesionale, Avdyl Salihu, që madje dha edhe kontributin e tij në këtë eveniment. Bashkorganizatorët, Valdet Bajrami Dhe Xhemail Rexhepi, u shprehen shumë të kënaqur me rrjedhën e këtij aktiviteti dhe premtuan se kjo nuk do të jetë e fundit.

“Gara ka shkuar ashtu siç kemi planifikuar, pra me asnjë incident dhe me përballje të fuqishme që i kënaqën edhe publikun. Kemi pasur luftëtar nga Bosnja, Serbia, Kroacia, Shqipëria, Maqedonia, Gjermania ku prej tyre edhe emra të njohur. Ndër përballjet më të mira normal kanë qen ato ku u ndeshen shqipet tona, por do e veqoja edhe duelin e fuqishëm ndërmjet Sladjan Dragisic dhe Filip Stefanovski si dhe Tomislav Belic me Nikola Istocki. Shpresoj se në të ardhmen do të mbështetemi edhe më shumë kurse ne do sjellim edhe më shumë emra të njohur”, tha stafi organizativ.

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *