KENI PROBLEME ME POSTUREN E TRUPIT? JA SI TA PERMIRESONI ATE
May 18, 2017
0 comments
Share

KENI PROBLEME ME POSTUREN E TRUPIT? JA SI TA PERMIRESONI ATE

A të ndodh shpesh t’ia kujtosh vetes që të drejtosh trupin? Udhëtimet në distanca të largëta, qëndrimi gjithë ditën pas një tavoline kompiuteri, të fjeturit në pozicione të çuditshme dhe përdorimi i vazhdueshëm i aparateve teknologjike, të gjitha ndikojnë në mënyrën se si ne e mbajmë trupin.

Një qëndrim i keq mund të ndikojë negativisht në shëndetin e eshtrave tona, tek kyçet dhe organet e brendshme, duke e dëmtuar cilësinë e jetës në një afat të gjatë. Vendet e punës të cilat kërkojnë qëndrim të gjatë në këmbë ose ulur, mungesa e aktivitetit fizik dhe stresi kronik, të gjithë janë faktorë bashkëpunues në një qëndrim të keq të trupit. Dhe një qëndrim i keq është një nga arsyet më të mëdha për dhimbjet e vazhdueshme të shpinës dhe qafës.

Ushtrimet fizike forcojnë muskujt, të cilat ndihmojnë në mbajtjen e një pozicioni korrekt të trupit. Edhe pse është e mëse e vërtetë që të ushtruarit fizik sjell mjaft dobi, mbani mend që problemet me të qëndruarin zakonisht janë të lindura nga zakonet e këqia – nëse vazhdoni të qëndroni në këmbë, të ecni, të uleni dhe të shtriheni në të njëjtën mënyrë që jeni mësuar, presioni që ushtrohet tek kyçet dhe ligamentet do të qëndrojë i njëjtë dhe progresi juaj do të jetë i kufizuar.

Por, nëse ndërthurni stërvitjen e rregullt me disa ndryshime të thjeshta në tre pozicionet bazë të trupit – në këmbë, ulur dhe shtrirë – për të balancuar aktivitetin e muskujve tuaj dhe grupimin e ligamenteve, ju mund ta përmirësoni me shumë lehtësi qëndrimin dhe performancën tuaj fizike si dhe do të mund të eleminoni çdo dhimbje ekzistuese.

Dhe gjithçka ju nevojitet është të zhvilloni një kujdes më të madh për trupin dhe të keni më shumë durim me veten tuaj.

Fillimisht, korrigjimi i postures suaj do t’ju duket i çuditshëm dhe i vështirë – trupi juaj është mësuar duke qëndruar në këmbë apo ulur në një mënyrë të veçantë dhe si fillim do t’u rezistojë ndryshimeve. Por, me ndihmën e përpjekjes së ndërgjegjshme dhe ushtrimeve të duhura fizike, ju do të arrini me sukses të qëndroni në këmbë e të uleni në mënnyrë korrekte.

Ku duhet ta filloni?

Provoni këto tre këshilla për të korrigjuar posturën tuaj gjatë aktiviteteve të përditshme.

POZICIONI 1. Në këmbë

Nëse përjetoni dhimbje nga periudha të gjata qëndrimi në këmbë, arsyeja mund të jetë një nga këto:

  • Përqëndrimi i pjesës më të madhe të peshës suaj mbi njërën këmbë.
  • Qëndroni me pjesën e sipërme të kurrizit të shtrembëruar.
  • Pozicionimi i kokës përpara, psh. përpara shtyllës kurrizore.
  • Një pozicion ideal do të ishte kështu:
  • Majat e gishtave të këmbëve tregojnë drejt, ose shumë pak fare jashtë.
  • Shtylla kurrizore është e drejtë dhe trupi nuk mënjanohet ne njërën anë.
  • Kyçet e këmbëve, gjunjët, legeni, shpatullata dhe veshët janë në një linjë të drejtë.
  • Pesha është e shpërndarë në mënyrë të barabatë në të dyja këmbët dhe gjithë shputës së këmbëve.
  • Shpatullat qëndrojnë drejt, pas dhe të relaksuara.
  • Gjoksi është pingul me token.

Kur ta gjeni veten duke u kërrusur, ose duke dale jashtë formës korrekte, bëni 3 kërcime të shpejta për të rifituar balancën në të gjithë trupin.

POZICIONI 2:  ULUR

Të qëndruarit ulur ju shkakton dhimbje kur:

  • Pjesa e sipërme e shpinës qëndron shtrembër.
  • Koka juaj qëndron e dalë para dhe jashtë shtyllës kurrizore.
  • Pesha e trupit tuaj shkon sa nga njëra anë në tjetrën.
  • Krahët tuaj nuk janë të mbështetura.
  • Kur qëndroni këmbë përmbi këmbë.

Qëndrimi ideal ulur do të ishte:

  • Shputat e këmbëve janë të mbështetura mirë në tokë dhe gishtat tregojnë drejt, ose shumë pak fare jashtë.
  • Pjesa e legenit është e përthyer 90 gradë.
  • Legeni, shpatullat dhe veshët janë në një linjë të drejtë.
  • Pesha e trupit shpërndahet në mënyrë të barabartë tek muskujt e vitheve (glutes).
  • Koka është e mbajtur drejt dhe jo e anuar.
  • Shpatullat qëndrojnë pas dhe të relaksuara.

Për të parandaluar kërrusjen dhe për ta ndihmuar trupin të fitojë pozicionin ideal ndërkohë që qëndron ulur, ngrini krahët lart mbi kokën tuaj dhe më pas tërhiqini poshtë dhe shtyni bërrylat poshtë dhe mbrapa. Përsëriteni këtë ushtrim sa më shumë të jetë e mundur gjatë kohës që qëndroni ulur – do t’ju zgjaten muskujt e shtyllës dhe do t’ju hapen ato të gjoksit, duke bërë që të ndieni më pak dhimbje në shpinë, shkaktuar kjo nga postura e keqe dhe tensioni muscular.

POZICIONI 3: SHTIRË

Disa nga gabimet më të mëdha që bëhen në pozicionin shtrirë, janë:

  • Shtrirja në njërën anë dhe me trupin e mbledhur si në pozicionin e fetusit.
  • Shtrirja në njërën anë me qafën të mbështetur ose jo.
  • Të shtririt në një krah me një mbi-mbështetëse, apo nën-mbështetëse te qafës.
  • Shtrirja në njërën anë me njërën shpatull, ose legenin të rrotulluara drejt anës së kundërt.
  • Shtrirja me bark, gjë e cila shkakton presion në shtyllën kurrizore.
  • Përdorimi i shumë jastekëve, të cilët shkaktojnë një përthyerje jonatyrale të qafës.

Pozicioni optimal për të fjetur është:

  • Shtrija në njërën anë, me gjunjët dhe legenin paksa të përthyer.
  • Shpatullat, legeni, gjunjët dhe kyçet e këmbëve janë të vendosura mbi pjesën e kundërt.
  • Kyçet e këmbëve, legeni, shpatullat dhe veshët janë në një linjë të drejtë.
  • Një jastëk vendoset poshtë kokës dhe një mund të vendoset mes krahëve dhe gjunjëve.
  • Ndërrohet shpesh krahu i gjumit.

Për të korrigjuar pozicionin e të fjeturit, provoni të flini në një anë me një jastëk të vendosur mes këmbëve për një support dhe për të arritur një linjë natyrale të trupit.

Është shumë e rëndësishme të dini që ju nuk duhet të qëndroni në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë, pamvarësisht sa perfekte duket. Gjithashtu, trupi juaj ka nevojë të lëvizë, prandaj sigurohuni që të bëni disa momente pushimi në punë për të bërë pka stretch dhe ecni për pak minuta – kjo do të përmrësojë posturën tuaj, do të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe do të rrisë aftësitë njohëse në të njëjtën kohë. Sa më shpejt të filloni të korrigjoni posturën tuaj, aq më e lehtë do të jetë për trupin tuaj t’i përshatatet ndryshimeve dhe përpara se ta vini re do të ndiheni më të relaksuar dhe më konfidentë me trupin tuaj.

Mjafton të zëvendësoni zaknet e këqia me ato të shëndetshmet dhe mos harroni ta mbani kokën lart!

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *