Kelmendi dhe Thaçi urojnë xhudistet e arta
April 8, 2017
0 comments
Share

Kelmendi dhe Thaçi urojnë xhudistet e arta

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi ka shkruar në Facebook se edhe njëherë si shumë herë të tjera në të kaluarën, sporti i xhudos na bënë krenarë.

Shkrimi i plotë i Kelmendit:

Edhe njëherë si shumë herë të tjera në të kaluarën sporti i xhudos na bënë krenarë. Kësaj rradhe urimet më të përzemërta për dy ambasadoret tona të arta, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova. Prezantim dinjitoz i shtetit të Kosovës, i kurorëzuar me të arta edhe në nivelin Grand Pix të Kupave Botërore. Urime dhe respekt i veçant në këtë arritje, edhe për trajnerin dhe selektorin Driton Kuka. Nga ana tjeter,

Presidenti i Kosovës ,Hashim Thaçi, ka përgëzuar suksesin e Xhudisteve nga Kosova Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën të cilat po marrin pjesë në Antalya të Turqisë ku falë këtyre sukseseve xhudoja jonë po shendërrohët në simbol të suksesit ndërkombetar.

“Xhudistet e Kosovës të pandalshme edhe në Antalya Grand Prix. I përgëzoj Distria Krasniqin, Nora Gjakovën, xhudistet e tjera dhe trajnerët për medaljet e arta. Falë këtyre sukseseve, xhudoja jonë po shndërrohet në simbol të suksesit ndërkombëtar”, ka uruar Thaçi, në llogarinë e tije në Facebook.

Në Antalya të Turqisë, në garën Grand Prix, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë siguruar finalen dhe njëkohësisht edhe njërën nga dy medaljet.

Kjo është hera e parë, që në një Grand Prix të xhudos, arrijnë në finale dy xhudiste nga Kosova.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *