KB Shkëndija no limit e gatshme për garën në Shtip
April 6, 2017
0 comments
Share

KB Shkëndija no limit e gatshme për garën në Shtip

Të shtunën në Shtip do të zhvillohet përzgjedhja e klubeve qe do te garojnë ne ligen e Maqedonisë, kurse të gatshëm për këtë aktivitet është edhe Shkendija no limit nga Tetova. Do jenë dy boksier nga ky klub që do ngjiten në ring, Lulzim Ismaili dhe Lulzim Bajrami.

Që të dy vitet e fundit po tregojnë rezultate mjaft cilësore si në arenën vendore dhe atë ndërkombar. Ismaili u shpall boksieri më i mirë i Maqedonisë në Gongun e Artë si dhe në Adem Jashar ku fitoj kupën si tekniku më i mirë, poashtu i njëjti në Gjermani fitoj medalje të artë.

Nga ana tjetër, poashtu në Gjermani të artë fitoj edhe Bajrami si dhe triumfoj edhe në Prishtinë në turneun e Natos ku u shpall boksieri më i mirë. Poashtu në Shtip do të marrin pjesë edhe boksierët me perspektivë,  Nasuf Halimi dhe Alban Veseli. “Jemi mirë të përgatitur për këtë aktivitet që do të jetë përzgjedhja e klubeve më të mirë që do garojnë në ligën e boksit në Maqedoni dhe besojmë në suksese”, tha kapiteli i këtij klubi, Lulzim Ismaili per Arena Ring.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *