KB ÇAIRI të shtunën pret të fiton titullin 2019
October 4, 2019
0 comments
Share

KB ÇAIRI të shtunën pret të fiton titullin 2019

Të shtunën në Shtip do të zhvillohet xhiroja e fundit e kampionatit ekipor të Maqedonisë së Veriut në boks. Titullin edhe kësaj radhe pret ta ngrit lartë klubi i boksit Çair e cila matematikisht ka siguruar vendin e parë dhe ndeshjet në Shtip vetëm do të përforcojnë vendin e tyre lider në tabelën e klasifikimit ku për momentin gjendet e para me 56 pikë, para Pelisterit që ka 43 dhe Univerzalci 38. Presidenti i klubit, Faton Salihu i cili poashtu është edhe njëri prej trajnerëve për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” tha se ndihet krenar që sërish do të shpallen kampion ekipor.

“KB Çari ka siguruar nga tani vendin e parë por prapë se prape presim ditën finale të së shtunën. Do shkojmë në Shtip të dëshmojmë edhe njëherë se jemi klubi me i mire në vend por edhe më i organizuari dhe kjo po vërtetohet me sukseset qe i kemi pas gjate gjithë vitit. Ne si klub do te vazhdojmë edhe më tutje me sukseset tona ku na presin më pas edhe paraqitjet ndërkombëtare si kampionati ballkanik për junior dhe senior në Turqi ku do marrin pjese me 2 bokser, mandej Gongu i Artë dhe turnet tjera”, tha Salihu, duke shtuar se gjithë këto suksese janë të realizuara me bashkëpunimin e ngushtë që ka edhe me trajnerat e tij.

“Falinderoi trajnerat e KB Çair të cilët janë mirë të organizuar dhe janë duke e bere një punë shume te mire dhe kjo po dëshmohet me sukseset që po i arrijmë vazhdimisht”. Ndryshe, garat fillojnë në ora 15:00 tek palestra “Jordan Mihajlkov”.

 

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *