KB Çair të shtunën në Prishtinë, të diellin fillon ta mbroj titullin
March 16, 2018
0 comments
Share

KB Çair të shtunën në Prishtinë, të diellin fillon ta mbroj titullin

Të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të zhvillohet një eveniment i madh i boksit që e organizon legjenda e gjallë e boksit shqiptar, Aziz Salihu, ku pritet të marrin pjesë disa shtete ku ndër ta edhe Maqedonia ku do të përfaqësohet nga kampioni, KB Çair.

Kryetari dhe trajneri i këtij klubi, Faton Salihu, tha se në këtë turnir do të marrin pjesë Liran Saliu, Sabit Sulejmani, Artan Aliu, Emir Ibrahimi dhe Denis Muharemovski (KB Bitola). “Pas ftesës që na bëri legjenda e boksit, vëllau,  Aziz Salihu ne me dëshirën më të madhe edhe iu përgjigjëm të njejtes duke marrë pjesë me disa boksier ku besojmë se do kemi edhe suksese”, tha Salihu, duke shtuar se të diellin klubin e tij e pret edhe një garë, atë të xhiros së parë të kampionatit ekipor, ku edhe do të mundohen që të mbrojnë titullin.

“Të diellin në Manastir do të startoj kampionati i ri ekipor ku ne si klub sërish do të mundohemi të mbrojmë titullin dhe besoj se do ja arrijmë. Ne jemi maksimalisht të përgatitur dhe do të përfaqësohemi në të dyja ligat ku shpresojmë  se ka shumë kohë deri në përfundim të garave ku edhe do të rrisim edhe pjesëmarrjen e boksierëve dhe pretendojmë titullin. Fillimisht do të taktizojmë dhe do të shohim edhe kualitetin e klubeve tjera e pastaj do të reagojmë”, tha Faton Salihu për agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *