KB “Çair” fillon ushtrimet në palestër super moderne – Vip Arena
“Klubi i boksit ‘Çair’ më 19 korrik (e mërkurë), do të fillon stërvitjet në një objekt me të gjitha kushtet e nevojshme që i duhen një klubi-në palestrën ‘Vip Arena’ – ‘Boris Trajkovski’.
Kështu, njoftojmë së gjatë stinës së verës, kur temperaturat janë shumë të larta jemi të detyruar të kemi tre stërvitje në javë – e hënë, mërkurë dhe e premte, duke filluar nga ora 19:00. Vlen të ceket se, kjo vlen vetëm për ekipin e parë, ndërsa për regjistrimet e reja do t’ju njoftojmë në ditët në vazhdim”, ka shkruar Faton Salihut, trajner i klubit.