KB Çair e ktheu titullin – “Kampion i Maqedonisë”
October 7, 2019
0 comments
Share

KB Çair e ktheu titullin – “Kampion i Maqedonisë”

Klubi i boksit “Çair” me plot meritë ka rikthyer titullin – “Kampion i Maqedonisë” pasi i përfundoi me sukses 6-të xhiro në Ligën e Parë të Maqedonisë dhe përfundimisht ruajti vendin e parë me 65 pikë.

Ky klub kampion ishte edhe në vitin 2017 dhe mund të themi lirisht se ky sukses vjen pas punës së madhe që bëhet në klub si në aspektin organizativ ashtu edhe në stafin teknik, ku ekipi numëron më shumë se 4 trajnerë që secili punon me kategori të ndryshëm.

Stafi teknik në krye me kryetarin Faton Salihu u shprehën të kënaqur me suksesin e arritur dhe premtuar se suksesi i tyre nuk do të mungoj as në kampionatin ballkanik si dhe garat që e presin në vitin 2019. Cekim se ky klub në radhët e veta ka edhe njërin prej boksierëve më të mirë në Maqedoni, Jasin Lama, i cili nuk po di për humbje në arenën vendore.

 

 

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *