KB Çair dy xhiro para përfundimit vulos titullin – Kampion ekipor !
October 28, 2017
0 comments
Share

KB Çair dy xhiro para përfundimit vulos titullin – Kampion ekipor !

Klubi i boksit “Çair” siç duket para kohe ka arritur të vulos titullin Kampion ekipor në Maqedoni edhe në ligën për të rinjtë edhe për senior, kështu që edhe matematikisht kjo është e pamundur të rrezikohet edhe pse ka edhe dy xhiro deri në fund të garës.

Shkupjanet u treguan të zotit edhe në xhiron e katërt në Veles ku shënuan pesë fitore dhe vetëm një humbje. Shpend Gafuri (-60) mposhti në raundin e dytë Todorovskin me nakaut, kurse më ndërprerje por në raundin e parë fituan Elmedin Estrefi ndaj Ristov (-69kg) si dhe Nurishov ndaj (-56) Jasharov. Serinë e fitoreve me ndërprerje në raundin e dytë e vazhdoj edhe Lulzim Ismaili (69kg) dhe Alif Nasufi kunder Sulejman (75kg). Kryetari dhe trajneri i klubit, Faton Salihu për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” u shpreh shumë i kënaqur me rezultatet e klubit të tij.

Klubi i boksit ÇAIR me pese fitore dhe një humbje arriti që të vulos titullin kampion ne ligen e pare dhe ligen për te rinjve dy xhiro para përfundimit të kampionatit. Kështu që edhe matematikisht kjo është e pamundur dikush të na rrezikoj sepse me pikë jemi larguar shumë”, tha Salihu, i cili zbuloi se në xhiron e fundit do të organizojnë një festim të madh sepse kjo do jetë edhe rezultat historik për klubin e tij dhe për shqiptarët.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *