KB Çair bindshëm më i miri në tabelë. Etemi dëshiron titullin
Klubi i boksit Çair po vazhdoj të shkëlqej në kampionatin ekipor të Maqedonisë edhe pas xhiros së tretë. Kështu ekipi shkupjan momentalisht është larg konkurrentëve të vet duke qenë e para me 23 pikë të grumbulluara para Aperkatit i cili ka 8 pikë.
Poashtu klubi i kryetarit Faton Salihu e para është edhe në konkurencën e të rinjve duke pasur 38 pikë. Njëri prej atyre që po tregon boks cilësor në këtë garë është edhe Arsim Etemi, i cili nuk din për humbje. Ai në xhiron e fundit që u zhvillu në Shkup, mposhti Stefan Dukovskin. “Jam shumë i kënaqur nga forma ime dhe atë që po tregoj në kampionatin ekipor. Falënderoi edhe trajnerët e mi që po më ndihmojnë që të arrij këto rezultate. Unë nuk do të ndalem këtu dhe besoj se deri në fund do të arrijmë të fitojmë edhe titullin Kampion të Maqedonisë”, deklaroi Etemi. Ndryshe, xhiroja e ardhshme zhvillohet të diellin në Velez.