KB Çair afër titullit Kampion ekipor në Maqedoni
Klubi i boksit Çair po vazhdon drejt rrugës për tu bërë kampion ekipor në boks. Kështu edhe në xhiron e tretë klubi shkupjan nga gjashtë paraqitjet që patën në ring, arritën pesë fitore. Të gjithë garuesit treguan përgatitje të larta si dhe kualitete në ring.
Ndër ata që tregoi luftë fenomenale ishte Nurishov por edhe Arsim Etemi. Edhe pas kësaj xhiroje Çairi mbetet ne kreun e tabelës.