Katër karateistë shqiptar në KB në Tenerife
October 21, 2017
0 comments
Share

Katër karateistë shqiptar në KB në Tenerife

Të hënën reprezentacioni i Maqedonisë në karatë do të udhëtoj në Tenerife të Spanjës ku do të zhvillohet kampionati botëror për kadet, junior dhe U21. Në këtë eveniment seleksonuesi Arlind Hyseini do të udhëtoj me 25 garues, ku ndër ta do jenë edhe katër shqiptar: Drion Halimi (52kg), Faik Veseli (-60kg), Vegim Murati dhe Vjollca Gafuri (-58kg). Kjo e fundit për ArenaRing u shpreh e përgatitur të jep më të mirën.

“Kemi bë përgatitje maksimale me trajnerin tim Arlind Hyseini në KK Fati dhe mendoj se jam e gatshme të jap maksimumin në Spanjë. Besoj pak edhe në fat dhe kështu të kthehem me një medalje nga një kampionat kaq të madh siq është botërori që gjithnjë ka qen edhe ëndrra ime të paraqitem”, deklaroi Gafuri. Nga ana tjëtër edhe Driton Halimi beson në suksese. “Për këtë botëror kam filluar përgatitjet gati 1 vit. Ndihem mirë dhe besoj se do ja arrij qëllimit që të marr medalje në botëror”, deklaroi Halimi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *