Kasim Gashi vazhdon me sukseset, mposhtet edhe Obin
September 15, 2021
0 comments
Share

Kasim Gashi vazhdon me sukseset, mposhtet edhe Obin

Gjatë fundjavës në Gjermani është zhvilluar një super spektakël i boksit profesionist kurse organizator ka qen menaxhmenti “Gashi Promotion’ me krye me Kasim Gashi i cili zhvilloi edhe ndeshjen kryesore duke u përball me boksierin Obin Mishel nga Uganda.

Boksieri shqiptar edhe pse ne ketë duel u fut me një lëndim ne dore, ai assesi nuk deshifronte te anulonte ndeshjen dhe duke shtrënguar dhembet nga dhimbjet ai arriti te luftoj 8 runde ku edhe ne fund doli fitues. Kjo ndeshje ishte mjaft e bukur edhe për publikun qe u kenaqen me teknikat dhe goditjet e shfaqura ne ring. Kasim Gashi njihet si një bokser mjaft luftarak dhe ketë e ka dëshmuar ne karrierën e tij duke mos u frikësuar asnjëherë nga kundërshtaret e tij dhe gjithnjë ka kërkuar sprova te reja dhe duke mos i zgjedhur kundërshtaret. Vjet ai kishte mundësi te ndeshej edhe me boksierin e famshëm anglez Martin Murray ne Sofje te Bullgarise, mirëpo befasisht ndeshja u anulua 2 dit para eventit pasi stafi anglez u tërheq, kurse shkaqet ishin banale.

Kasim Gashi tani më ka paralajmëruar eventin e tij të radhës dhe ajo do te jetë në muajin janar te vitit të ardhshëm, kurse kundërshtari pritet te caktohet ne dhjetor. Te gjithë ata që dëshirojnë të jenë sponsor apo mbështetës të këtij djaloshi luftarak të kontaktohet stafi i “Gashi Promotion”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *