Kasim Gashi përgatitje për titull edhe me Denis Kabashiç
July 15, 2019
0 comments
Share

Kasim Gashi përgatitje për titull edhe me Denis Kabashiç

Kosovari që jeton dhe vepron në Gjermani, Kasim Gashi, po përgatitet me intensitet të lartë për ndeshjen e tij më të rëndësishme në karrierë, atë të titullit “Intercontinental Weltmeisterschaft GBU” që do ta zhvilloj më 14 shtator në Gjermani.

Kundërshtari ende nuk dihet, mirëpo ky fakt për Gashin nuk ka shumë domethënie pasi ai thotë se do të përgatitjet maksimalisht për çdo emër. Kështu, ai përveç përgatitjeve tekniko taktike dhe ato fizike, po zhvillon edhe sparingje me boksier të njohur, kurse ushtrimet e fundit kanë qenë me boksierin e “ArenaRing Management Promotion”, Denis Kabashic, i cili poashtu do të paraqitet në spektaklin e Gashit. Të dy boksierët pas sparingit janë shprehur të kënaqur me formën e tyre duke premtuar kështu edhe fitoret e radhës.

Ndryshe cekim se galla do të zhvillohet në Schwäbisch Gmünd, kurse nga tani kanë dal madje edhe tiketat në shitje ku mund ti rezervoni direkt tek Gashi por edhe në pikat shitëse që shumë shpejt do të publikohen. VVK – TICKETS: 0152 340 570 47

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *