Kasim Gashi, kampion i madh dhe me respekt në Gjermani
March 25, 2019
0 comments
Share

Kasim Gashi, kampion i madh dhe me respekt në Gjermani

Portali për sporte luftarake “ArenaRing” ka zhvilluar interviste ekskluzive me boksierin me prejardhje nga Kosova, Kasim Gashi, i cili është një djalosh shembullor, shumë familjar por edhe me suksese të mëdha që fatkeqësisht pak kanë shkruar mediat shqiptare. Në Gjermani emigroi me familjen e tij qysh kur kishte 3 vjet për një jetë më të mirë, kurse me sport filloi në moshën 8 vjeçare duke i falënderuar vëllai të tij Durimit i cili ka qen dora e tij e djathtë dhe gjithnjë ka qen afër tij deri para 2 viteve kur largohet nga jeta, por i le amanet vëllait më të vogël të vazhdoj me sport dhe të arrij suksese në vazhdim. Kështu, Kasimi me sukseset e tija po mburr  jo vetëm familjen e tij  por edhe githë ata që e njohin. Ai më 14 shtator do të ketë ndeshjen më të rëndësishme në jetë duke u ndeshur për  Intercontinental Weltmeisterschaft GBU, kurse njëkohësisht do jetë edhe organizator i eventit me çka pret edhe mbështetje të madhe si nga fansat e tij ashtu edhe nga sponsorët.

ArenaRing: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport?

Gashi: Me sportin e boksit kam filluar të merrem qysh nga mosha 8 vjeçare, duke u regjistruar në klubin “DABC”, kurse trajner të parë kam pasur Harry Kußmaul i cili ka qen poashtu trajner i boksierëve  të Amerikës  si Leon Spins i cili arriti te behet Kampion bote në WBC

ArenaRing: Pas sa muajve stërvitje u futët në ring?

Gashi: Trajneri qysh nga fillimi pa talentin tim dhe vetëm pas 9 muajve vendosi që të më fus në një ndeshje zyrtare. Por debutimi im ka qen me humbje pasi u ndesha me një kundërshtar i cili kishte 6 ndeshje dhe me shumë përvojë, kështu pësova me pikë në kampionatin e Baden Württembergishe Meisterschaft.

ArenaRing: Na thuaj diçka për fillimin e karrierës suaj?

Gashi: Të them drejtën fillimet e  karrierës sime kanë qenë të vështira për mua sepse unë si një djalosh i ri nuk kisha shumë vullnet për sportin, por vëllau im Durimi nuk më lejonte që të mos vazhdoja dhe gjithnjë më motivonte që unë të vazhdoj me boks. Kështu në moshën 11 vjeç fillova intensivisht me ushtrime dhe pastaj pas një viti arrita të bëhem edhe kampion i Baden Württemberg. Ky sukses më dha një motivim të madh dhe kështu vazhdoja me përgatitjet për ndeshjet e ardhshme që më prisnin në boksin amator.

ArenaRing: Sukseset e juaja ?

Gashi: 10 vjet me radhë kam qen kampion në Baden Württemberg dhe arrita te ndeshem edhe për kampion të Gjermanisë ne Ring, kurse në vitin 2015 arrita të bëhem kampion edhe në boksin profesional. Kështu, prej 12 ndeshjeve në boksin profesionist kam vetëm 2 humbje.

ArenaRing: Ndeshja juaj e ardhshme është për titull na thuaj  diç më shumë ?

Gashi: Më 14 shtator në Gjermani do të kem ndeshjen më të rëndësishme në karrierë duke u ndesh për Intercontinental Weltmeisterschaft GBU. Poashtu dua të ceki se përveç se do boksoj do jem edhe organizator i këtij eventi ku do ndeshen boksierët më të mirë shqiptar por edhe evropian. Për këtë event do të bashkëpunoj edhe me menaxherin e njohur shqiptar, Avdyl Salihu, i cili më ka premtuar ndihmë në matchmaking.  Eventi zhvillohet në Schwäbisch Gmünd.

ArenaRing: Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje ?

Gashi: Të them drejtën gjithnjë kam pas mbështetje të madhe nga familja ime, me përjashtim nga nëna ime e cila është e rezervash dhe ajo gjithnjë më këshillonte që mos të vazhdoj se kam arrit mjaftueshëm

ArenaRing: Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë ?

Gashi: Bashkëpunoj më së shumti me Timo Schëarzkopf, si dhe me Festim Kryeziun nga Kosova.

ArenaRing: Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?

Gashi: Ndjenja më e keqja e ime është se nuk mund të përballoj korrupsionet në sport sikur shembull ndeshja me Ali Celikun kur e ndali gjyqtari ndeshjen edhe pse prapë  Celik ishte fitues. Kurse  më e mira ndjenjë është kur unë jap maksimumin për më arrit synimet e mija të jetës.

ArenaRing: Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?

Gashi: Kam pasur dy shkolla të hapura,mirëpo nuk kam pasur mundësi të vazhdoj sepse të jesh aktiv në boks dhe të trajnosh palë është shumë problem, kështu që vendosa njëherit ti jap rëndësi karrierës sime.

ArenaRing: Kush ju ka ndihmuar me se shumti ne jete ?

Gashi: Personi që më përkrahi më së shumti në jetë dhe që më dha motiv për të vazhduar me boks është vëllai im Durimi i cili kaloi në botën tjetër (8.6.2017). Ai pra gjithnjë më ka përcjell në çdo hap të jetës duke mos më lënë asnjëherë vet deri në momentet e fundit kur edhe ishte sëmurë. Për fat të keq tash e tutje do të duhet të vazhdoj vet për ta përmbush madje edhe amanetin e tij. Poashtu dua të ceki se në Gjermani gjendem qysh nga mosha 3 vjeçare dhe ky vend mi ka dhenë të gjitha shanset që i kam pasur në zemër. E dua këtë shtet dhe kam ndjenja sikur të isha në trojet e mija, por asnjëherë nuk e harroj prejardhjen time edhe atë deri në vdekje dhe kjo shihet edhe nga paraqitjet e mija në ring ku përveç flamurit gjerman aty gjithnjë gjendet edhe flamuri shqiptar.

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *