KARBOHIDRATET! A SHKAKTOJNË ME TË VËRTETË RRITJE NË PESHË?
November 16, 2018
0 comments
Share

KARBOHIDRATET! A SHKAKTOJNË ME TË VËRTETË RRITJE NË PESHË?

Vitet e fundit janë shtuar shumë informacionet konfuze rreth karbohidrateve, duke bërë që shumë njerëz të besojnë se ato janë shkaku i vërtetë i shtimin në peshë, në botën Perëndimore. Por, si mund të jetë e vërtetë një gjë e tillë kur vetëm 1gr karbohidrat i pastër përmban 4 kalori.

Në terma më të thjeshtë, karbohidratet janë karburanti që trupi ynë e ka më të lehtë për të përdorur. Pra, nëse ai gjendet në trupin tuaj, trupi do të të përdorë atë si burim karburanti, qoftë kjo për ndonjë seancë stërvitore me intensitet të lartë, një orë punë shtëpie apo të qëndruarit ulur gjithë ditën para TV. Kur ky karburant mbaron, atëherë trupi juaj do të kërkojë rezervat dhjamore në trup për të vazhduar, për të siguaruar energji.

Konfuzioni ndodh atëherë kur ju konsumoni më shumë kalori se sa ka nevojë trupi juaj, pasi çdo kalori e tepër do të kthehet në dhjam, qofshin këto kalori të ardhura nga karbohidratet, proteinat apo burimet e yndyrës. Është kaq e lehtë që ta tejkalosh konsumimin e karbohidrateve, sidomos kur ato vijnë në formën e varieteve të dendura pa vlera ushqyese si pijet apo ëmbëlsirat, por gjithashtu edhe kur ato kombinohen me yndyrën në rastin e brumërave.

Edhe pse yndyra përmban një numër më të lartë kalorish për gram ushqimi, në përgjithësi ushqimet që përmbajnë një përqindje të lartë yndyre si djathi, disa lloj mishrash, peshqit e yndyrshëm dhe vaji i ullirit kanë tendencën t’ju mbajnë më të ngopur. Kalimi i yndyrës në zorrë është më I ngadalshëm dhe kjo bën që të ngadalësojë përthithjen e ushqimit nga zorrët gjatë proçesit të tretjes.

Proteina ka të njëjtën energji për gram ushqimi, po ashtu si karbohidatet, por ushqimet e pasura me proteinë si mishi i pulës, kosi pa yndyrë (kosi grek) dhe peshku i bardhë janë më të vështira për t’u copëtuar nga trupi dhe si pasojë ju bëjnë që të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë.

Kur ju hiqni një grup uhqimesh nga dieta juaj, ju po kufizoni gjithashtu kalorazhin e përgjithshëm, sidomos nëse ato ushqime janë të vështira për t’u zëvendësuar në një dietë të re.

Për shembull, nëse marrim një vakt nga dieta Atkins, një dietë me pak karbohidrate dhe më shumë protein dhe yndyrë, mund të ishte një copë mish pule, një patate e mbushur dhe perime në avull. Kështu, me dietën Atkins, ju do të hanit vetëm mishin e pulës dhe perimet, prandaj si pa u lodhur fare ju keni hequr 200 kalori nga kalorazhi ditor.

Ky shembull nuk ka të bëjë me evitimin e karbohidrateve, por me kufizimin e kalorive të përgjithshme. Kjo është treguar në një studim të bërë para disa vitesh ku disa individë u vunë nën një dietë me 1500 kalori. Gjysmës prej tyre iu dha kjo sasi kalorish përmes ushqimeve si ëmbëlsira, brumëra dhe gjysmës tjetër një dietë të balancuar duke përfshirë këtu edhe karbohidrate të përbëra, proteinë dhe yndyrë.

Në përfundim, të dy grupet kishin rënë në peshë, por grupi që kishte në dietë ëmbësira e brumëra ndihej më letargjik, i pangopur dhe kishin neps për ëmbëlsira.

Thënë këtë, në rastin e sportistëve dhe të gjithë atyre që merren me aktivitet fizik ku kufizimi i kalorive është i nevojshëm për të rënë në peshë, çelësi është mos-humbja e masës muskulare, pasi kjo do të kishte një efekt negativ në force dhe në performance.

Në raste të tilla, rritja e konsumimit të proteinës brenda normës së kërkuar është një rrugë e dobishme për ta ndihmuar sportistin të qëndrojë i ngopur, pasi proteina ka një vlerë të lartë në të ndjerit të ngopur dhe parandalon përdorimin e muskujve si burim për karburant. Në këtë mënyrë ruhet masa e pastër muskulare, gjë e cila parandalon dhe një rënie të shkallës së metabolizmit, gjë që ndodh shpesh me dietat me energji të ulët.

Megjithatë, duhet pasur parasysh që dieta të tilla duhet të përshkruhen gjithmonë nga njerëz të kualifikuar, në mënyrë që të parandalohen dëmtime dhe sëmundje.

Ajo çka rekomandohet dhe duhet ndjekur është mos-heqja e karbohidrateve nga dieta, por reduktimi në një farë mase dhe mbi të gjitha zgjuarsia e përdorimit të tyre në kohën e duhur të ditës, në mënyrë që të sigurohet energjia e nervojshme dhe mbi të gjitha për të parandaluar nepsin për gjëra të ëmbla.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *