Karateistja e njohur Gresa Zhitia, do të ndeshet ne evenimentin humanitar ICF në Ferizaj  
October 19, 2017
0 comments
Share

Karateistja e njohur Gresa Zhitia, do të ndeshet ne evenimentin humanitar ICF në Ferizaj  

Evenimenti humanitar ICF që do të zhvillohet në Ferizaj më 29 dhjetor e që promotor është Avdyl Salihu dhe organizator kampioni i katërfishtë i botës në Mo Muay-Thai, Mustaf Kicaj, kadal dal po i mbledh edhe garuesit që po paraqiten.

Deri më tani sipas Salihut ka pas shumë interes dhe ai ka mbledhur diku 20 sportist ku ndër ato është edhe kampionia kosovare dhe fituese e shumë medaljeve ndërkombëtare në karate , Gresa Zhitia, e cila ka shpreh interesim për të kontribuar edhe ajo sado pak. Këtë e ka prit me dëshirë edhe trajneri i saj, Isak Curri.

“Normal se gjithnjë jam e gatshme të jap kontributin tim në kësi lloj manifestimesh. Për mua është kjo një përvoj e re por që e kam pranuar pa problem. Falënderoi edhe promotorin Salihu që më bëri ftesën”, tha Zhitija. Ndryshe, kjo e fundit pritet të ndeshet me kampionen e Maqedonisë si dhe fituese e kampionatit ballkanik dhe një talente shumë e madhe shqiptare, Sajra Morina e cila është anëtare e reprezentacionit si dhe klubit të karatesë Forca nga Shkupi.

Portali i sporteve luftarake “ArenaRing” i cili është edhe sponsor medial i këtij evenimenti të madh humanitar ku do paraqiten edhe ushtarët e Bondstilit do ju përcjell profilet e secilit garues që do merr pjesë, andaj na ndiqni. Cekim se do ketë ndeshje në Muay-Thai, Kikboks, Boks, MMA por edhe karate.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *