
Karateisti Berat Jakupi në politik, kandidohet për Këshilltar komunal
Karateisti i njohur shqiptar, Berat Jakupi, sot e ka bërë publike kandidaturën e tij për Këshillar komunal në radhët e Aleancës për Shqiptarët në qytetin e Gostivarit.
“E bëj publike kandidaturën time për këshilltar komunal nga radhët e Aleancën për Shqiptarët në qytetin e Gostivarit. Fiilimisht falënderoj z. Jeton Selimi kryetar i Aleancës për Shqiptarët në Gostivar, z. Arben Taravari , si dhe liderin e Aleancës për Shqiptarët z. Ziadin Sela, për përkrahjen e tyre të parezervë ndaj meje. E kam thënë edhe më herët që nuk e preferojë politikën, por kam brengë si çdo i ri në këtë nënqiell. E kemi biseduar hollë e gjatë me z. Taravarin dhe Selimi se duhet bërë diçka më tepër për ne, rininë gostivarase dhe më gjërë. Zotëri Taravari ka qenë shumë i qartë dhe decid “urdhëro Berat, ty dhe rinia jonë e çmueshme, urdhëroni, do j’u jepet mundësia dhe bëjeni. Bashkërisht do mundohemi të realizojmë projekte që kanë të bëjnë me sportin, kulturën, arsimin, etj”. Do të përpiqemi të nxisim apo inicojmë hapjen e vendeve të reja të punës, që sadopak të frenojmë migrimin e rinisë gostivarase në vende të ndryshme të Evropës. Kërkoj nga rinia gostivarase që të mblidhemi bashkë dhe me shpresë se do punojmë për një të ardhme më të mirë”, tha Jakupi.