Karateistët nuk marrin pjesë në Premier League! Gashi tregon arsyen!
April 19, 2019
0 comments
Share

Karateistët nuk marrin pjesë në Premier League! Gashi tregon arsyen!

Karateja si çdo sport tjetër në Kosovë ballafaqohet me peripecitë e ndryshme! Brenga është se tre garuesit e kombëtares së Kosovës nuk do të marrin pjesë në garën shumë të rëndësishme të Premier Leagues që mbahet nga 19-21 prill në Rabbat të Marokut dhe luftohet edhe për pikë olimpike.  Se cilat janë arsyet që nuk do të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, më së miri tregon  Nazmi Gashi, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Kosovës. Gashi për “Bota sot” numëron edhe disa prej sukseseve që shënuan në garat tjera gjatë këtij viti.

Karateja ka një numër të aktiviteteve, cilat janë më të rëndësishmet?
Nazmi Gashi:
 Aktivitetet më të rëndësishme të karatesë nga janari kanë qenë Kampionati Evropian për kadet, junior dhe U-21 në Aalborg të Danimarkës, ku Melos Gashi dhe Albulena Gërvalla fituan medalje (Melos Gashi – nënkampion evropian dhe Albulena Gërvalla, e treta e Evropës). Kampionati Evropian për seniorë i mbajtur në Guadalajara të Spanjës, ku për herë të parë Kosova u paraqit si shtet më të gjitha simbolet dhe ku Fortesa Orana bëri luftë për medaljen e argjendtë por u rendit e 5-ta në Evropë, po ashtu Elhami Shabani u rendit i 7-ti në Evropë.

Aktivitete të rëndësishme normalisht janë edhe Premier League të mbajtura deri me tani si ajo në Paris ku kemi marr pjesë me 5 garues dhe Premier League në Dubai në të cilën kemi marr pjesë me 6 garues. Series A është e rëndësishme dhe kemi marr pjesë në Salzburg të Austrisë me 22 garues. Po ashtu në Kampionatin Mesdhetar për kadet, junior dhe U-21 kemi marr pjesë me 22 garues dhe kemi arritur t’i fitojmë 8 medalje: 1 ari, 2 argjendi dhe 5 bronzi.

Nazmi Gashi: Garat e radhës ka qenë Rabbat në Maroko, pra Premier League në të cilën edhe pse i kemi paraqit garuesit dhe i kemi pajis me viza nuk po marrim pjesë: “Arsyet financiare”. Aty kanë qenë të planifikuar të marrin pjesë 5 garues (Herolind Nishevci dhe Fortesa Orana) të cilët kanë hequr dorë nga gara ndërsa për Alvin Karaqin, Elhami Shabanin dhe Orges Arifin jemi munduar të bëjmë një zgjidhje por ka qenë e pamundur të gjejmë lidhje që të arrihet orari i caktuar për regjistrim të garueseve në garë edhe pse biletat për Maroko kanë qenë mbi 1500 euro për person.

Merret vesh se do të merrni pjesë me të rinjtë në Qipro, por jo me seniorë në Premier League, pse?
Nazmi Gashi: 
 Në ligën e të rinjve në Limassol do të udhëtohet por për numër dhe formën e udhëtimit ende nuk dihet.

Çfarë i duhet më shumë karatesë?
Nazmi Gashi:
 Karatesë i duhet më shumë financim sepse resurset tjera kualitative dhe të menaxhimit i kemi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *