Karateistët nisen për në KE në Turqi
Sot reprezentacioni i Maqedonisë i seniorëve në karate, u nis për në Koxhaeli të Turqisë për të marë pjes në Kampionatin Europian të Karatesë që mbahet nga dana 4 – 7 Maj 2017, në përbërje: Besnik Murati shef delegacioni – delegat, Goran Milkovski – delegat, Petar Belistojanovski – seleksionues, Stojan Andrievski – seleksionues,Sashko Arsovski – trajner, Bobi Vojdinovski,Nuredin Misini, Igor Lazarev, Rade Stefanovski – Gjyqtarë, Blagoj Atanasov -Drejtor reprezentacioni dhe dhe 16 garues meshkuj e femra sipas kategorive në disciplinën kumite dhe kata.
Reprezentacioni është i pregatitur mirë dhe sigurisht mendojm të kthehemi me rezultat të mirë. Në përbërje të reprezentacionin jan edhe dy garuesit më të mirë bartës të medaljeve Europiane, Berat Jakupi dhe Emil Pavlov.