Karateistët kërkojnë pikë olimpike në Premier Ligën “Paris 2019”
January 25, 2019
0 comments
Share

Karateistët kërkojnë pikë olimpike në Premier Ligën “Paris 2019”

Kombëtarja e Kosovës në karate ka udhëtuar drejt Parisit të Francës, ku prej sot deri të dielën do të mbahet gara e Premier Ligës.

Në këtë garë marrin pjesë vetëm 100 garuesit më të mirë nëpër kategori.

Kosovën e përfaqësojnë Herolind Nishevci (+84  kg), Alvin Karaqi (-84 kg), Orges Arifi (-60 kg) dhe Fortesa Orana (+68 kg), ndërsa drejtësinë do ta ndajë gjyqtari Ardian Muhadri.

Me ekipin e karatesë ndodhet edhe përzgjedhësi Ylber Syla.

Orgesi garon sot, ndërsa tre garuesit tjerë garojnë nesër.

Premier Liga Paris 2019 është e vlefshme për të fituar pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *