Karateistët e Kosovës nisen nesër drejt Novi Sadit
May 8, 2018
0 comments
Share

Karateistët e Kosovës nisen nesër drejt Novi Sadit

Kombëtarja e Kosovës në karate do të udhëtojë të mërkuren drejt Novi Sadit të Serbisë, ku do të mbahet kampionati evropian për seniorë.

Kosova do të marrë pjesë me 13 garues,këtë e ka bërë të ditur sekretati i federatës ditë më parë.

Mediat serbe kanë shkruar verzione të ndryshme për pjesëmarrjen e karateistëve tanë.

Sipas “novosti.rs”, që thirret në deklarata të zyrtarëve të Federatës Serbe të Karatesë, Kosova nuk do të marrë pjesë në evropian. Sipas tyre ata do të tërhiqen pasi nuk duan të garojnë pa simbole shtetërore.

Ndërkohë, “alo.rs” thekson në burime të saj se karateistët tanë do të garojnë pa simbole shtetërore dhe pa emrin Kosova.

Sidoqoftë, zyrtarët e Federatës së Karatesë së Kosovës kanë thënë se nuk do të pranojnë asnjë kusht dhe do të garojnë me simbolet shtetërore

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *