Karate, ekipi i Elbasanit Kampion Kombëtar për 2017
November 15, 2017
0 comments
Share

Karate, ekipi i Elbasanit Kampion Kombëtar për 2017

Ekipi i karatesë “Sport Klub Elbasani” ëshë klasifikuar i pari në Kampionatin Kombëtar të Karatesë për të rritur, të rinj dhe para të rinj, të zhvilluar nga Federata Shqiptare e Karatesë në Tiranë. Ekipi elbasanas ka marrë gjithësej 11 medalje në këtë kampionat, 4 prej tyre kanë qenë medalje ari, 5 argjendi dhe 2 bronzi.

Ekipi i Karatesë së Elbasanit ka marrë pjesë me 8 sportistë, në Kampionatin e 24-të Kombëtar të Karatesë, duke u shpallur kampion i vitit 2017. Abdullah Backa është shpallur Kampion i dyfishtë në Kata (Demonstrime) dhe Kumite (Ndeshje) -52 kg si Kadet.

Xhuljan Hoxha në Kumite (ndeshje) -68 kg si Junior. Xhino Toli -67 kg në Kumite (ndeshje) individuale për të Rritur (Senior). Nënkampionë u shpallën:  Rejana Backa nënkampione e dyfishtë në Demonstrime (Kata) dhe Kumite (ndeshje) -47 kg si Kadete.

Skënder Allushi në Kumite (ndeshje) +76 kg si Junior. Daniel Agolli nënkampion i dyfishtë në Kata (Demonstrime) dhe Kumite (ndeshje) +84 kg si Senior. Me medalje Bronzi në vend të 3-të u shpallën;  Emiljan Lushi në Kumite (ndeshje) -52 kg si Kadet. Judis Hoxha në Kumite (ndeshje) -75 kg si Senior.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *