Karaqi sfidohet nga Vujadinoviqi
July 26, 2017
0 comments
Share

Karaqi sfidohet nga Vujadinoviqi

Edhe Universiteti i Kosovës do te përfaqësohet me sportin e karatesë në Kampionatin Evropian të Universiteteve, që do të mbahet nga 24-27 korrik të Coimbra te Portugalisë

Alvin Karaqi karateist i mirënjohur do të paraqite në kumite në kategorie – 84 kilogram, ku do te ketë për kundërshtar kampionin e kësaj ngjarje malazezin Filip Vujadinoviqin.

Alvin Karaqi, merrë pjesë për herë te parë në ketë ngjarje për Universitetin e Prishtinës, qe momentalisht është student i Fakultetit te Mjekësisë.

Edhe Shqipëria përfaqësohet me 4 garues ne këtë garë në sportet luftarake atë te Taekwandos.

Një përkrahje te madhe për promovimin e sporteve te Kosovës në këtë Federatë Universitare, është shqiptari Besim Aliti qe është përfaqësues i lart (menaxher) në këtë federate, qe po ashtu kontributi i tij u vërejt edhe ne këtë garë për Alvin Karaqin që te përfaqësohet me flamur te Kosovës edhe pse akoma Federata e Karatesë e Kosovës nuk është anëtare e kësaj federate.

Kampionatin Evropian te Universiteteve, qe do te mbahet nga 24-27 korrik te Coimbra te Portugalisë, është nën patronazhin e Federatës Evropian te Karatesë (EKF).

Kryetari i FKK-së, Ismet Krasnqi, shpreson qe se shpejti do te jemi edhe ne anëtar te rregull te kësaj federate te rëndësishme për Universitete ndërkombëtare dhe është një motiv shtesë e te gjithë studentet qe merren me sportin e karatesë te përfaqësohen në këto gara ndërkombëtare.

Në fund kryetari Krasniqi falënderon për kontribut te veçantë Besim Alitin, kurse Alvin Karaqit suksese te mëdha, shpresojmë në rezultate te mira.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *