Karaqi në “Top 10” karateistët më të mirë në botë
August 10, 2017
0 comments
Share

Karaqi në “Top 10” karateistët më të mirë në botë

Alvin Karaqi është renditur në top 10 karateistët më të mirë në botë, në renditjen më të re të publikuar nga Federata Botërore e Karatesë (WKF).
Karateisti ynë është ngritur në vendin e nëntë në kategorinë deri 84 kilogramë. Ai ka grumbulluar 1855.50 pikë.
Karaqi këtë sukses në renditje e ka arritur pas triumfit në gara ndërkombëtare, por suksesi më i madh ishte medalja e artë e fituar në Coimbra të Porgutalisë muajin e kaluar.
Ai zuri vendin e parë në Kampionatin Evropian për Universitete që u mbajt prej 23-27 korrik, garë kjo e organizuar nën patronazhin e Federatës Evropiane të Karatesë (EKF).
Suksesi i tij në renditje është vlerësuar lartë edhe nga Federata e Karatesë e Kosovë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *