Kaos, sherr e grushte gjatë konferencës për shtyp mes Eubank Jr dhe Avni Yildirim
October 5, 2017
0 comments
Share

Kaos, sherr e grushte gjatë konferencës për shtyp mes Eubank Jr dhe Avni Yildirim

Konferenca për shtyp mes boksierit britanik Chris Eubank Jr dhe atij turk Avni Yildirim ka përfunduar mes kaosit të krijuar nga menaxheri i sfidantit ballkanas Ahmet Oner, që e cilësoi kampionin e botës të peshës super të mesme arrogant. Më pas, Oner u çua nga tavolina ku ishin edhe dy boksierët, duke sulmuar një nga personat e stafit të boksierit britanik, duke bërë që konferenca për shtyp të ndërpritej dhe të degjeneronte në grushte. Dy boksierët do të përballen mes tyre më 7 tetor në Shtutgard të Gjermanisë, me Eubank Jr që do të mbrojë titullin kampion të kategorisë IBO.

Nga sherri sot ne konferencen e shtypit

Sot, dy boksierët zhvilluan jo vetëm konferencën për shtyp por edhe një takim “face to face”, me babain e boksierit britanik që ka thënë se djali i tij nuk është aspak i sigurt në këtë shtet, ku ka një komunitet të madh turk. Pasi folën dy boksierët u erdhi radha stafeve, me Oner që nisi të shajë si boksierin kampion bote ashtu dhe babain e tij. Më pas u nis të sulmonte nja nga personat e stafit të Eubank: “Do të të hedh në tapet. Je një copë m..i, një bir k…e”, ka qenë fjalori i ulët i menaxherit e trajnerit të boksierit turk karshi një personi të stafit të rivalit britanik.

Nga sherri sot ne konferencen e shtypit

Ndërkohë që ndodhte ky incident, të dy boksierët qëndruan të ulur në tavolinë, duke mos ndërhyrë në sherr, por u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë për të evituar që sherri të merrte përmasa edhe më të mëdha. Menaxheri i boksierit turk u shoqërua jashtë me forcë, por situata e krijuar nuk ishte aspak e mirë, duke lënë të mendosh se dueli që do të zhvillohet ditën e shtunë në Shtutgard ka për të qenë shumë i nxehtë. Chris Eubank Jr ka 25 fitore dhe vetëm një humbje në karrierën e tij si profesionist, ndërsa rival ii tij turk i ka fituar të 16 duelet si boksieri profesionist të zhvilluara deri më tani.

Boksieret Chris Eubank Jr dhe Avni Yildirim

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *