Kampionia e botës ndërron jetë gjatë stërvitjes në moshën 26-vjeçare
August 30, 2017
0 comments
Share

Kampionia e botës ndërron jetë gjatë stërvitjes në moshën 26-vjeçare

Një problem me mushkëritë i ka marrë jetën boksieres 26-vjeçare franceze Angelique Duchemin. Ajo ndodhej në ring, teksa po stërvitej për duelin e 12 tetorit, ku në Montpelier të Francës do të mbronte titullin kampion bote të peshës super të lehtë, në kategorinë WBF (e kishte fituar titullin në vitin 2015). Duchelin është ndjerë keq gjatë stërvitjes dhe u dërgua me urgjencë në spital, por për fatin e saj të keq shqetësimet në zemër u bënë më të forta.

Mjekët, pas një masazhi kardiak, e dërguan në një spital më të specializuar, por asgjë nuk ndryshoi, madje gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua edhe më shumë. Kjo situatë zgjati për më shumë se 18 orë dhe mëngjesin e ditës së martë Duchemin ndërroi jetë. Për të zbuluar shkaqet e vdekejs do të kryhet edhe autopsia e kampiones së botës. Edhe babai i saj, një ish-boksier, ndërroi jetë papritur 4 vite më parë, pas një ataku në zemër.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *